Aktualitet

Emra/PD për Qarkun e Durrësit: Kush e deformoi vullnetin e qytetarëve

Shkruar nga Liberale
Emra/PD për Qarkun e Durrësit: Kush e deformoi vullnetin e

Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Marash Logu, ka renditur në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pretendimet e tyre në lidhje me parregullsitë në Qarkun e Durrësit, para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

"Ne kemi kërkuar ashtu siç është bërë e qartë, kemi kundërshtuar vendimin 340 për miratimin e tabelës përmbledhëse të Qarkut të Durrës, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Durrës dhe rizgjedhje në këtë qar. PD, ka paraqitur përpara jush një material ankues me 58 faqe, e duke shpjeguar të gjitha shkeljet që kanë ndodhur në Qarkun Durrës. Konkretisht kemi parashtruar para këtij komisioni, që Ardian Çela, Vangjush Dako, Lefter Koka, Ergys Çyrbja, Rrahman Rraja, e drejtues të tjerë lokal, përfaqësues të PS, individë të PS kishin ngritur një strukturë për marrjen e votave, ndërmjet ushqimeve, parave, presioneve", u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH