Globi

Ekzistenca e UFO-ve, NASA vihet në lëvizje, për 9 muaj publikohet raporti

Shkruar nga Liberale
Ekzistenca e UFO-ve, NASA vihet në lëvizje, për 9 muaj publikohet

NASA i është bashkuar kërkimit dhe studimit të të ashtuquajturave objekte hapësinore të paidentifikuara, që quhen UFO. Agjencia Amerikane e Hapësirës në fakt ka njoftuar se në vjeshtë do të nisë një hetim nëntëmujor. Përfundimet do të dalin me një raport që do të bëhet publik.

Investigimi do të kryhet nga ekspertë shkencorë dhe ekspertë të aeronautikës. “Një nga rezultatet e këtij studimi do të jetë që të gjithë të kuptojnë se procesi shkencor është i vlefshëm për trajtimin e të gjitha problemeve, përfshirë edhe këto”, shpjegoi ai në një konferencë për shtyp Thomas Zurbuchen, administrator i NASA dhe autor i vendimi për të nisur investigimet.

Objektivat janë të mblidhen sa më shumë të dhëna (nga qeveritë, kompanitë private, shoqatat, individët), të përcaktohen ato që mungojnë dhe të vendoset se me cilat mjete do të kryhet analiza në të ardhmen.

Në qershor 2021, inteligjenca amerikane arriti në një raport se nuk kishte prova për ekzistencën e alienëve, por pranoi se dhjetëra fenomene të zbuluara nga pilotët ushtarakë nuk kishin marrë një shpjegim për ekzistencëne e tyre. Sipas Pentagonit, një numër në rritje i objekteve të paidentifikuara janë raportuar gjatë 20 viteve të fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH