Aktualitet

E rëndë në liqenin e Fierzës: Ishte duke peshkuar, ndërron jetë nga shpërthimi i dinamitit (policia sqaron ngjarjen)

Shkruar nga Liberale
E rëndë në liqenin e Fierzës: Ishte duke peshkuar,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, Pukë.

Policia bën me dije se një 50 vjeçar i cili po peshkonte në liqenin e Fierzës, ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH