Aktualitet

E rëndë/ Fuoristrada përplas triçiklin në Dimal, plagoset një person

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Fuoristrada përplas triçiklin në Dimal,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, rreth 500 metra larg Rotondos së Dimalit.

Një automjet, tip Fuoristradë, duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit ka goditur nga prapa një mjet “Triçikël”, që po qarkullonte në të njëjtin sens me të. Si pasojë e përplasjes së fortë, triçikli ka dalë nga rruga.

I plagosur lehtë nga ky aksident ka ngelur drejtuesi i triçiklit, që është transportuar me ambulancë për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të konkluduar në shkaqet e tij.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë paraprakisht se si shkak për aksidentit ka ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH