Aktualitet

"Duam që Ballkani Perëndimor të jetë demokratik dhe evropian"

Shkruar nga Liberale
"Duam që Ballkani Perëndimor të jetë demokratik dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Kukësi ka folur në lidhje me samitin e BE-së që do të mbahet në 6 dhjetor në Tiranë.

Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron që Ballkani të bëhet evropian dhe demokratik.

“Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën evropiane. E unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kam dëshirë dhe dua që Ballkani të bëhet evropian e demokratik. Gëzohem shumë që ky samit po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Ne jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati ynë. Mezi pres që ne si qeveri e shtet i Kosovës ti bashkëngjitemi BE-së e krejt Ballkanit,” tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm në Kukës, të dyja shtetet do të zhvillojnë një mori aktivitetesh në nderim të 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH