Globi

Dreka kthehet në tragjedi/ Zjarri përfshin restorantin, vdesin 17 persona, plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Liberale
Dreka kthehet në tragjedi/ Zjarri përfshin restorantin, vdesin 17

Të paktën 17 persona kanë vdekur pasi një zjarr i madh shpërtheu në një restorant të frekuentuar në verilindje të Kinës.

Ferri shpërtheu në restorantin e vogël, të vendosur në Changchun, gjatë një vaktit të drekës në orën 12:40, sipas kanalit televiziv shtetëror të Kinës CCTV.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje dhe arritën të shpëtonin tre persona, por 17 të tjerë nuk i mbijetuan tragjedisë. Eshtrat e viktimave u nxorën nga ndërtesa, ndërsa të mbijetuarit e plagosur u dërguan në një spital aty pranë për trajtim.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu në restorantin popullor Hongyu Xiaoyoubing, që ndodhet në kryeqytetin e provincës Jilin.

Një video tronditëse e qarkulluar në faqen e njohur kineze të mediave sociale Weibo, tregon tym të zi të dendur që ngrihet nga ndërtesa njëkatëshe në rrugë, ku vendasit e tmerruar shikonin të pafuqishëm.

Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu në orën 12:40 të së mërkurës dhe zjarrfikësit kishin arritur të shpëtonin të mbijetuarit dhe të frenonin zjarrin e madh brenda tre orëve.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka urdhëruar një hetim për shkakun e zjarrit dhe ka dërguar një ekip hetuesish në vendngjarje.

Ekipi lokal i shpëtimit nga zjarri kishte dërguar 13 automjete dhe 60 persona për të kryer punën e shuarjes së zjarrit, shtoi ministria.

Autoritetet thonë se pronari i restorantit është në paraburgim, në pritje të hetimeve.

Lajmi vjen menjëherë pasi një rrokaqiell 42-katësh në qytetin Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, u përfshi nga flakët më 16 shtator./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH