Aktualitet

Draf-rezoluta e PPE: Kuvendi të shqyrtojë rekomandimet e 'Venecias'

Shkruar nga Liberale
Draf-rezoluta e PPE: Kuvendi të shqyrtojë rekomandimet e

Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane, në një rezolutë të miratuar sot, 7 dhjetor 2020, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën kushtetuese dhe politike në Shqipëri.

Asambleja shpreh mbështetjen e opozitës në përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje për shqetësimet “legjitime dhe për të mbështetur aspiratat evropiane të qytetarëve shqiptarë”.

“Duke pranuar që Shqipëria po përballet me një krizë të thellë kushtetuese dhe politike”- grupimi i djathtë në Parlamentin Evropian “nxit partinë qeverisëse dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin çdo përpjekje për të kapërcyer menjëherë këtë krizë të thellë serioze”.

PPE vlerëson si jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira në përparimin e procesin të integrimit dhe vlerëson marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershorit.

Në rezolutë thuhet se Asambleja Politike e PPE nxit fuqimisht Kuvendin e Shqipërisë që t’i bindet dhe të zbatojë menjëherë opinionin e kërkuar nga Komisioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu, kërkohet ndjekje penale për zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në blerjen e votës në kuadër të dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.

Në këtë kontekst, rezoluta kërkon fuqimisht luftimin e pastrimit të parave të investuara në projektet e ndërtimit në rastet e Bashkisë së Tiranës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH