Globi

Dolën xhiro me jet ski, vriten nga rojet bregdetare algjeriane dy turistët

Shkruar nga Liberale
Dolën xhiro me jet ski, vriten nga rojet bregdetare algjeriane dy

Rojet bregdetare të Algjerisë kanë qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në Marok. Siç raporton BBC ata kishin humbur në ujërat algjeriane pasi po bënin xhiro me jet ski.

Dy viktimat ishin mes 4 shtetasve franko-marokenë, që ishin nisur nga resorti Saidia në Marok. Një person i tretë është vënë në pranga nga rojet bregdetare që patrullojnë në kufirin e mbyllur mes dy shteteve. Në fakt, këto dy vende kanë një histori të gjatë tensioni që lidhen me pretendimet e Marokut mbi Saharanë Perëndimore. Kufiri mes tyre u mbyll në vitin 1994. Dy vite më parë Algjeria ndërpreu marrëdhëniet dhe e akuzoi Marokun për veprime armiqësore. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Rabati.

Të shtënat kanë shkaktuar zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi pamjet të një trupi të pajetë mbi ujë. Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi që mundi të kthehej në Marok.

Poll
SHQIPENGLISH