Globi

U kapën "MAT" gjatë koncertit, CEO-s së kompanisë dhe drejtoreshës së burimeve njerëzore iu kushton SHTRENJTË!

Shkruar nga Liberale
U kapën "MAT" gjatë koncertit, CEO-s së kompanisë

Një skenë intime e kapur nga kamera e famshme “Kiss Cam” gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Foxborough, Massachusetts, ka bërë që dy drejtues të lartë të kompanisë së teknologjisë Astronomer të përballen me pasojat.

CEO i kompanisë, Andy Byron, dhe drejtoresha e re e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë pezulluar nga detyra, pasi videoja e tyre në një përqafim të ngrohtë, pavarësisht se të dy janë të martuar me partnerë të tjerë, u bë virale në rrjetet sociale, raporton La Repubblica.

Rasti, i quajtur tashmë nga interneti “ColdplayGate”, është kthyer në një bisedë të madhe publike, duke marrë vëmendje të jashtëzakonshme në platformat sociale si ‘X’, ku qarkullojnë edhe disa versione të ndryshme të një kërkese ndjese të supozuar nga Byron. Sipas vetë rrjetit ‘X’ dhe kompanisë Astronomer, disa prej këtyre postimeve janë të rreme, duke përfshirë edhe një llogari të sajuar të kompanisë.

Situata ka marrë përmasa edhe më të mëdha për faktin se vetë Andy Byron, vetëm disa muaj më parë, kishte shpallur me entuziazëm emërimin e Kristin Cabot në rolin e saj të ri. Në atë kohë, ai e kishte vlerësuar si “personin perfekt për pozicionin” dhe kishte theksuar “udhëheqjen e jashtëzakonshme dhe ekspertizën e saj në menaxhimin e talenteve dhe përfshirjen e punonjësve”

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH