Katër vite pas vrasjes së bijës, David, foli për Daily Mail rreth jetës së përditshme të 5-vjeçares Lydia, vajzës së Caroline Crouch, e cila u vra nga bashkëshorti i saj grek Babis Anagnostopoulos, në vitin 2021.
Vajza e vogë, tashmë 5-vjeçe aktualisht jeton në Filipine me gjyshen e saj, me të cilën, siç thotë gjyshi i saj, "u lidh shumë pas vrasjes së nënës së saj".
Siç tregon ai për gazetës britanike, vajza e di se vjen nga Greqia dhe se nëna e saj ka vdekur.
"Ajo nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë kjo dhe e pranon pa koment", thotë gjyshi i Lydias.
Ai madje zbulon se deri më sot vajza nuk është në dijeni se ishte babai i saj ishte ai që vrau nënën e saj.
“Në një moment në të ardhmen do të na duhet t’i tregojmë të vërtetën për vdekjen e nënës së saj dhe rolin e babait të saj në ngjarje.
Nuk mund ta imagjinoj në këtë moment se si mund të bëhet kjo përveçse shumë ngadalë dhe me ndjeshmërinë më të madhe të mundshme”, tha ai.
“Ngushëllimi im i vetëm është se ajo nuk do ta takojë kurrë të atin. Dhe unë do ta siguroj këtë. Ai (Babis Anagnostopoulos) do të duhet të qëndrojë në burg për 24 vjet para se të mund të aplikojë për lirim me kusht, por shpresoj që të kalbet në qelinë e tij.”- përfundoi David.