Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se së shpejti pritet të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza.
Gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi identitetin e pengjeve apo afatet e mundshme të lirimit.
Ai përgëzoi gjithashtu punën e të dërguarit të tij special, Steve Witkoff.
“Kemi arritur të kthejmë shumicën e pengjeve. Shpresojmë ta përmbyllim këtë çështje sa më shpejt,” u shpreh presidenti amerikan.
Ngjarja vjen në vazhdën e negociatave të ndërlikuara për lirimin e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës që nga përshkallëzimi i konfliktit.