Politikë

Divjakë/ Aksident i rëndë, përplaset për vdekje 40-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Divjakë/ Aksident i rëndë, përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen një 40-vjeçari.

Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH