Showbiz

"Dita e sotme ka qenë si një..."/ Këngëtarja e famshme konfirmon ndarjen nga partneri

Shkruar nga Liberale
"Dita e sotme ka qenë si një..."/ Këngëtarja e

Cardi B ka konfirmuar ndarjen nga Offset, gjatë një komunikimi “live” në Instagram me ndjekësit e saj, mbrëmjen e së dielës.

Sipas “E! News”, reperja 31-vjeçare iu ka treguar fansave të saj se tashmë ajo është beqare, duke shtuar se ka hezituar të zbulojë këtë lajm pasi nuk ka ditur se t’ja tregonte botës.

“Kam patur frikë, por thjesht nuk di si t’ia tregoj botës. Më duket sikur dita e sotme ka qenë si një shenjë. Herën e fundit që hyra në “live”, doja t’ju tregoja, por nuk dija si t’ju tregoja, kështu që ndryshova mendje”, tha ajo.

Performuesja, ish-bashkëshorti i së cilës përflitet se e ka tradhtuar me Chrisean Rock, ndihet optimiste për të ardhmen, megjithatë ajo iu ka thënë fansave të saj së është kurioze për jetën e saj të re dhe fillimin e ri.

Lajmi për ndarjen e dyshes së njohur vjen menjëherë pasi fansat vunë re se Cardi B dhe Offset nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram që nga java e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH