Luciano Boçi mesazh për Ditën e Dëshmorëve: Përulem përballë atyre që u zhgënjyen thellësisht prej tradhtisë së idealit për një Shqipëri të lirë!
Kandidati i koalicionit ‘bashkë Fitojmë’ për Elbasanin, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me Ditën e Dëshmorëve, ku në rrjete sociale shkruan “përulem përballë atyre që u zhgënjyen thellësisht prej tradhtisë së idealit të tyre për një Shqipëri të lirë”.
Boçi ndër të tjera shkruan se e ndjen detyrim moral që të mbrojë gjakun e atyre që luftuan kundër sundimit anti-njerëzor.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shënuar për kujtesën kombëtare, unë dua të përulem përballë atyre që u zhgënjyen thellësisht prej tradhtisë së idealit të tyre për një Shqipëri të lirë.
E ndjej detyrim moral që të mbroj pas vdekjes ata që regjimi përdori si alibi për të ndërtuar mbi gjakun e tyre një diktaturë mizore dhe një sundim anti-njerëzor.
Lavdi Dëshmorëve!