Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të vendosen pika të verdha në rrugë dhe para bizneseve, apo vendeve ku do të merren shërbime nga qytetarët, në mënyrë që të ruhet disatnacimi social.
Teksa ka përgëzuar bashkinë e Elbasanit, e cila ka filluar e para me vendosjen e pikave të verdha, Rama shkruan në Facebook, se ato do të bëhen si vijat e bardha dhe të gjithë duhet t'i respektojnë me detyrim, në të kundërt do të ndëshkohen.
"Ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t'i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre
*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush", shkruan Rama./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1134061,1134059,1134060,1134062,1134063"]