Aktualitet

Disa të infektuar me Covid, pezullohet puna në gjykatën e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Disa të infektuar me Covid, pezullohet puna në gjykatën e

Gjykata e Durrësit është mbyllur pasi disa punonjës kanë rezultuar të infektuar e Covid-19. Në një njoftim gjykata bën të ditur se gjyqtarët dhe punonjësit e infektuar po trajtohen në shtëpi.

Për pasojë, është vendosur pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore. Sipas njoftimit nga ky vendim përjashtohen veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19 dhe po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, në funksion tё reduktimit të transmetimit të virusit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshilli i Gjykatës u mblodh për marrjen e masave me qëllim për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre.

Sa më sipër, bazuar në nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Udhёzimin e Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr pёrcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatё ushtrimit tё veprimtarisё gjyqёsore dhe administrative nё gjykata” , Këshilli i Gjykatës

Vendosi:

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.

Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, dhe të gjithë masat me karakter të ngutshëm.

Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.

Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë nga data 05.11.2020-16.11.2020.

Orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 10:00-11:00 të çdo dite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH