Aktualitet

Digjen edhe tri makina të tjera në veri të Kosovës, reagim i fortë nga Bashkimit Europian

Shkruar nga Liberale
Digjen edhe tri makina të tjera në veri të Kosovës, reagim i

Vijon djegia e makinave me targa të Kosovës ne veri të vendit. Mesnatën e së enjtes është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur tri automjete që u përkasin shtetasve serbë, të cilat kanë qenë të parkuara  në rrugë të ndryshme të Mitrovicës Veriore.

Rasti vjen pas djegies së dy automjeteve një ditë më parë, të cilat po ashtu iu përkisnin shtetasve serbë dhe ishin me targa të Kosovës.

“Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Ditën e sotme ka ardhur reagimi nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e cili i quajti të papranueshme veprime të tilla që synojnë frikësimin e popullatës.

“E dënoj fuqishëm djegien e veturave të riregjistruara së fundmi me targa RKS në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është për të ardhur keq, i papranueshëm dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ai në Twitter.

Szunyog u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH