Globi

Dialog Kosovë-Serbi? Grenell dhe Palmer vizitë në Prishtinë

Shkruar nga Liberale
Dialog Kosovë-Serbi? Grenell dhe Palmer vizitë në Prishtinë

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së për paqen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Matt Palmer, i kanë nisur me gjermanët diskutimet për negociatat midis dy vendeve ballkanike.

Lajmin e ka dhënë Ambasada e SHBA-së në Berlin e cila ka publikuar foto nga takimi i Grenell dhe Palmer në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip S. Kosnett njofton se dy zyrtarët do të vizitojnë Kosovën.

“Mbështetja e Sh.B.A-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e Dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari special presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkruan Kosnett. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH