Me profesion ndihmës-dentiste, Celia Marsh, e cila vuante nga një alergji të rëndë ndaj qumështit, vdiq pasi hëngri një sanduiç me perime. Gruaja konsumoi sanduiçin që ishte etiketuar si vegan, por që përfshinte proteina qumështi, u dëgjua mes dëshmive në gjyqin që po zhvillohet për vdekjen e saj.
Nëna e pesë fëmijëve, Celia Marsh, u rrëzua teksa ishte në një udhëtim me burrin dhe tre vajzat e saj. Një ndihmës mjek i tha hetuesve se disa blerës gati sa nuk po e shkelnin zonjën Marsh ndërsa asaj i jepej ndihma e parë, në Bath, çka tregon nivelin e ulët të humanizmit ku është katandisur shoqëria gjatë ditëve të sotme.
Burri i saj, Andy Marsh tha në gjykatë se ajo “filloi të ankohej pasi hëngri ushqimin. Mendova se po tallej sepse sanduiçi ishte etiketuar vegan”. Hetimi dëgjoi se punonjësja dentare shmangte të gjitha produktet e qumështit pas një reaksioni alergjik gati fatal disa muaj më parë.
Zonja Marsh, 42 vjeç, nga Melksham, Wiltshire, filloi të luftonte me frymëmarrjen pasi konsumoi bukën që përmbante kos. Kosi ishte menduar të ishte vegan, por më pas u zbulua se përmbante gjurmë të proteinave të qumështit, u tha gjatë hetimit. Marsh dhe vajzat e tij ishin në gjykatë dhe qanë kur lexohej deklarata rreth shkakut të vdekjes.
[caption id="attachment_1271577" align="alignnone" width="779"] Familja e zonjës Marsh dhe bashkëshorti i saj (në qendër) morën pjesë në hetim[/caption]
Vdekja e zonjës Marsh vjen pas asaj të 15-vjeçares Natasha Ednan-Laperouse, e cila vdiq në vitin 2016 pasi hëngri një "baguette Pret" me fara susami, ndaj së cilës ishte alergjike.
Pas vdekjes së Natasha-s, ligjet e etiketimit të ushqimit u ndryshuan për t'u kërkuar të gjithë shitësve me pakicë të shfaqin informacione të plota për përbërësit dhe alergjenët në çdo artikull ushqimor, të përgatitur në ambiente dhe të paketuar paraprakisht për shitje direkte, duke përfshirë sanduiçe, ëmbëlsira dhe sallata.
Në vendin tonë, jo vetëm masa të tilla nuk ekzistojnë, por nuk zhvillohen as hetimet për vdekje të dyshimta, si në rastet tragjike, që kanë ndodhur në Angli. /Liberale.al/