Globi

Dënohet me 4 vite burg shqiptari në Itali, u kap me 45 kg kokainë dhe mbi 400 mijë euro cash

Shkruar nga Liberale
Dënohet me 4 vite burg shqiptari në Itali, u kap me 45 kg kokainë

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite dhe 5 muaj burg pasi u kap me 45 kilogramë kokainë dhe me 404 mijë euro cash në Itali.

Ai u arrestua në maj të vitit 2022 së bashku me dy persona të tjerë pasi u ndalua nga policia në një postbllok në zonën e Bosaro, raportojnë mediat vendase.

Në makinë iu gjetën 2.2 kg kokainë dhe 17 mijë euro cash. Më pas, gjatë një kontrolli në banesë, policia sekuestroi tre valixhe me 43 kg bruto kokainë si dhe rreth 387 mijë euro cash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH