Pesë ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka dalë foto e personit që po udhëtonte me të në makinë.
I përfolur gjatë në media, Aleksandër Laho, apo i njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, mbeti i plagosur nga atentati në Shkozet.
Ai ndodhet ende në spital pas plagëve të marra, ndërkohë që nuk është një person i panjohur për policië.
Ai është me precedent penal, ndërsa emri i tij është lakuar në rrahjen e biznesmenit libanez, që u detyrua të lërë investimin e tij në Shqipëri.
Për ngjarjen, policia arrestoi sot 34-vjeçarin Redjan Rraja, ndërsa vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë./Gazeta Liberale