Aktualitet

Del ekspertiza/ Eri Zefi u qëllua me 6 plumba në kokë dhe gjoks

Shkruar nga Liberale
Del ekspertiza/ Eri Zefi u qëllua me 6 plumba në kokë dhe gjoks

Detaje të reja kanë dalë për ekzekutimin e Eri Zefi, 6 ditë më parë në  fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve.

Por sipas eskpertizës mjeko-ligjore, siguruar nga Report Tv,34 vjeçari është ekzekutuar me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, i cili në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH