
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Dushku, ka folur në një lidhje telefonike për “News24” tha se ky institucion i arsimit të lartë do ta mbrojë me ligj Kopshtin Botanik
“Sapo ka përfunduar seanca e parë dëgjimore, ku munguan përfaqësuesit kryesor nga pala e akuzuar, që janë ata të Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Arsimit. Ne nuk jemi këtu për të treguar se kush ka muskuj më shumë, por ne do ta mbrojmë Kopshtin Botanik. Nuk e konsideroj si luftë, por një shans për studentët, pa cenuar rëndësinë e këtij aseti, si një qendër e kërkimit shkencor. Ne do ta mbrojmë Kopshtin Botanik me rrugë ligjore”, u shpreh Dushku. /Gazeta Liberale