Showbiz

Dea Mishel: Pas daljes nga Big Brother Vip asnjë djalë nuk flirton me mua

Shkruar nga Liberale
Dea Mishel: Pas daljes nga Big Brother Vip asnjë djalë nuk flirton me

Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Mishel ka qenë e ftuar në "Wake Up", ku ka treguar se pas daljes nga shtëpia asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse.

"Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”", tha Dea.

Kujtojmë se, Dea Mishel arriti të shkonte në finalen e Big Brother Vip 2.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH