Aktualitet

Çuçi: Saimir Hoxha do të shpallet Dëshmor i Atdheut

Shkruar nga Liberale
Çuçi: Saimir Hoxha do të shpallet Dëshmor i Atdheut

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat, ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha.

Më tej, Çuçi shkruan se lufta e krimin do të vazhdojë, ndërsa nuk do të mbetet pa dënuar asnjë person që vë dorë mbi policinë.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi. Nuk do të ndalim asnjë moment që të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorë mbi policinë”, tha ministri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH