
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta njofton se ky i fundit do të dalë sot në orën 20:00 në një konferencë për shtyp.
"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje", shkruan Blushi.
Me siguri që presidenti do reagojë për votimin e Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgjit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese./Gazeta Liberale