Edhe pse pandemia COVID-19 ngjan si e paprecedentë, nuk është hera e parë që forcat ekzogjene kanë shkatërruar rrënjësisht jetën civile. Paralelja më e zakonshme është ajo e mobilizimit amerikan për Luftën e Dytë Botërore. Në dhjetor 1940 – gati një vit para Pearl Harbour, dhe ndërkohë që Britalia doli praktikisht e vete kundër agresionit nazist – presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt deklaroi: “Ne duhet të jemi arsenali i madh i demokracisë.”
Rrëfimi i parë gjithëpërfshirës i mobilizimit industrial të Amerikës për luftë, “The Struggle for Survival”, u shkrua nga babai im, Eliot Janeëay, në vitin 1951. Si rezultat, unë u rrita me një njohuri të trashëguar – dhe më pas të shtuar – për ekonominë politike të asaj periudhe, e cila përfshinte një ndërveprim thellësisht të ndërlikuar midis logjistikës së prodhimit, shprehjes politike të interesave konkurrues të sektorit publik dhe privat dhe shfaqjes problematike të menaxherëve efikas dhe teknikave të menaxhimit.
Mësimi i parë nga letërsia historike për këtë epokë është se sfidat me të cilat përballemi sot janë thelbësisht të ndryshme nga ato të brezit të Luftës së Dytë Botërore, me të vetmin element të përbashkët që është mbyllja e detyruar e ekonomisë civile. Shndërrimi i ekonomisë së Shteteve të Bashkuara në prodhimin e gjithanshëm ushtarak erdhi ashtu si rimëkëmbja e gjatë dhe e rastësishme nga Depresioni i Madh. Por pas vitit 1940, kërkesa civile për produkte dhe shërbime u zëvendësua në mënyrë dërrmuese nga kërkesa ushtarake.
Kur kjo ndodhi, sfida nga ana e ofertës nuk ishte sesi të mbijetoje në mungesë të të ardhurave dhe fluksit të parave. Përkundrazi, ishte se si t’i jepej përparësi shpërthimit të kërkesave konkurruese nga ushtria, marina, programi i huadhënies për furnizimin e britanikëve, sovjetikëve dhe aleatëve të tjerë amerikanë dhe kërkesa e mbetur civile.
Ndërkohë që shkalla dhe shtrirja e ndërhyrjes së qeverisë u zgjerua, stili i udhëheqjes së Roosevelt ishte nën një presion të madh. Ai kishte kërkuar gjithmonë ta ndante kontrollin efikas nga përgjegjësia publike, duke penguar kështu aftësinë e çdo vartësi për të paracaktuar autoritetin e tij. Por kjo krijoi zhgënjim midis vartësve më besnikë të FDR. Një agjenci e krijuar rishtazi pasi një tjetër nuk arriti të krijonte përparësi koherente, të bazuara në konsensus midis një grupi të madh mallrash që garonin për qasje kapacitetin e prodhimit në ekonominë e SHBA-së, e cila ishte gjithnjë e në rritje, por ende e tensionuar.
Në librin e tij të vitit 2016, të titulluar “Destructive Creaton: American Business and the Winning of World War II”, historiani Mark R. Ëilson konfirmon punën akademike të dy brezave mbi mobilizimin amerikan. Ai konfirmon se, siç e tha edhe babai im në atë kohë, lufta u fitua përmes “vrullit të prodhimit”, pasi rritja nga ana e furnizimit tejkaloi madje edhe qëllimet në dukje të pamundura të Roosevelt-it.
Në verën e vitit 1940, ndërsa blitzkrieg-u gjerman po mposhtte Europën Perëndimore, Roosevelt bëri thirrje që prodhimi i aeroplanëve të rritej në “të paktën 50,000” në vit. Në atë kohë, Forca Ajrore e Ushtrisë përbëhej nga më pak se 5,000 avionë. Deri në vitin 1943 dhe 1944, SHBA-ja po prodhonte mesatarisht 90,000 aeroplanë në vit, për shkak të një programi të disiplinuar për të alokuar tre “materiale kritike” – çelikun, bakrin dhe aluminin – përmes kontraktuesve deri në fund të zinxhirit të furnizimit. Ky program rezultoi shumë efikas.
Kjo llogari e shkurtër nënvizon ndryshimin më të rëndësishëm midis asaj kohe dhe tani. Në atë kohë, kishte shumë kërkesë për shumë mallra të ndryshëm, ndërsa problemi sot është shumë më i thjeshtë, sepse numri i mallrave që nevojiten në mënyrë kritike është shumë i vogël dhe sekuenca në të cilën ato janë të nevojshme është e dukshme.
Prioriteti i menjëhershëm tani është shtimi i furnizimit me pajisje mbrojtëse personale, siç janë maskat N95 veshjet mbrojtëse dhe respiratorët. Pas kësaj, detyra kryesore është të sigurohen teste efektive për infeksionet aktuale dhe të kaluara me COVID-19 në një shkallë kombëtare. Pastaj, në planin e afatshkurtër dhe afatmesëm, vjen sfida e prodhimit të një vaksine.
Nuk ka asnjë sekret mbi faktin se kush do t’i prodhojë këto dhe si. Testet më të mira dhe një vaksinë do të kërkojë hulumtim dhe zhvillim intensiv, si dhe kohë për të kryer prova klinike. Në të dy rastet, përcaktimi i proceseve teknike dhe logjistike të përfshira në këtë nuk është një detyrë shqetësuese.
Duke pasur parasysh thjeshtësinë relative të sfidës së prodhimit të sotëm, fakti që përgjigja e SHBA-së ka përsëritur kaosin fillestar të mobilizimit të kohës së Luftës së Dytë Botërore tregon për një nivel të jashtëzakonshëm paaftësie në qendër të qeverisjes. Në atë kohë, konkurrenca midis Ushtrisë dhe Marinës gjeneroi atë që u njoh si “inflacioni i përparësive”. Por sot, 50 shtete dhe elementë të qeverisë federale po konkurrojnë me njëri-tjetrin për qasje në të njëjtat produkte, duke shkaktuar rritje çmimesh. Prandaj, çmimi i një maskë N95 është rritur nga më pak se një dollarë në më shumë se gjashtë dollarë vetëm brenda disa muajve.
Për më tepër, me Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950, qeveria federale tani ka gjithçka që duhet për të drejtuar prodhimin dhe për të menaxhuar shpërndarjen e furnizimeve kritike. Pas mësimeve të marra midis viteve 1940 dhe 1943, DPA-ja autorizon presidentin që të kërkojë nga bizneset t’i japin më shumë përparësi kontratave të bëra sipas direktivave federale dhe të krijojnë rregullore dhe agjenci sipas nevojës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur (me vonesë) DPA-në që të lidhë kontrata për më shumë respiratorë dhe maska mbrojtëse. Megjithatë,ai nuk ka krijuar ndonjë mekanizëm për ndarjen qendrore të këtyre artikujve sipas nevojave të shëndetit publik.
Sa i përket kapacitetit të testimit që do të nevojitet për të rihapur ekonominë në mënyrë të sigurt, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave fillimisht njoftoi urdhrat për të blerë teste nën DPA-në më 24 mars, pastaj u tërhoq menjëherë. Që atëherë, ajo ka konkurruar kundër armëve të tjera të qeverisë federale (Departamenti i Çështjeve të Veteranëve) dhe shteteve për furnizime.
Sfida historike unike sot është se furnizimi i ekonomisë amerikane kërkon mbështetje për jetën financiare. Edhe nëse SHBA-ja do të kishte kompetencën dhe aftësinë institucionale për të përsëritur sistemin e suksesshëm Kurzarbeit të Gjermanisë për financimin e drejtpërdrejtë të shtetit për mbështetjen e pagave për të parandaluar pushimet nga puna, sfida do të ishte e madhe. Megjithatë, administrimi i kërkesës së krizës duhet të jetë një detyrë relativisht e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Fakti që SHBA-ja ka dështuar për këtë tregon më shumë për liderin e saj sesa për natyrën e krizës.