Aktualitet

Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge

Shkruar nga Liberale
Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge

Të gjithë shqiptarët dashamirës të letrave gëzohen që sa herë që një bashkëkombës i jonë botohet në një gjuhë të huaj për t’ju dhënë mundësinë të tjerëve për tu njohur me letërsinë dhe publicistiken shqiptare.

Këtë herë u botua në frëngjisht një roman i cili bëri jo pak “zhurmë” në trevat shqiptarë. Është fjala për romanin “Zogjtë e qyqes”, i autorit Gani Mehmetaj. Vetëm pak kohë më parë,  shtëpia botuese “Fauves editions” hodhi në treg një nga kryeveprat e Gani Mehmetajt.

Një vit më parë, “Zogjtë e qyqes” u shpallet fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021.

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellë, dashurinë e parealizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron më tej letrat shqipe.

Gani Mehmetaj është gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast nga Kosova, ndërsa është autor i mirënjohur i një numri veprash të spikatura.

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Juria që kishte si kryetar jurie shkrimtarin Preç Zogaj, kishte në përbërje të saj profesorin e filozofisë, Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë, Genciana Abazi. Romani “Zogjtë e qyqes” u botua në shqip nga UETPress.

Një meritë shumë të madhe që i është përcillë ashtu si duhet në gjuhën frënge lexuesit francez është pa diskutim edhe e përkthyesit Abidin Krasniqi. Kritika letrare është e mendimit se Abidini ka bërë një punë të mirë. A ka mundur ta kapi dhe e barti stilin e autorit duke pasur një gjuhë të rrjedhshme në përkthim. Vlen të theksohet dhe nënvizohet se Abidini tashmë është sprovuar” dhe ka treguar veten me përkthimin e librit epope “Lahuta e Malcis” të kolosit të letërsisë shqipe, Gjergj Fishta.

Një vepër e shkëlqyer më përkthyes shumë të mirë. Na mbetet që të urojmë se Gani Mehmetaj të ketë fatin dhe suksesin e romancierit më të njohur shqiptar në botë, Isamil Kadare. Nuk mjafton që vetëm të shkruhet një vepër e mirë. Vepra duhet ndihmuar që të kalojë kufijtë gjuhësor, por pa dyshim më e rëndësishmja është promovimi. Secili prej nesh të bëj aq sa mundet. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH