Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet e përvitshme "Kult", ku artistët morën shpërblimin për punën e tyre.
Në këtë 15 vjetor të Akademisë "Kult", çmimin “Mono-drama/komedia e vitit” e mori aktorja Olta Daku, me shfaqjen “Shirli Valentina”.
Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë arritje, e ndërsa për të falenderuar organizatorët, por edhe publikun ajo performoi një pjesë të shkurtër e cila u pasua nga të qeshura pafund.
“Falemnderit jurisë së nderuar Kult për çmimin
Falenderoj spektatorin e jashtëzakonshëm të Shirli Valentina për gjithë dashurinë
Falemnderit zemra ime Driada Dervishi ,pa ty nuk do ishte njësoj !”, ka shkruar ajo. /Gazeta Liberale