Arte

Çmimet Kult/ Olta Daku merr trofe dhe dhuron spektakël

Shkruar nga Liberale

Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet e përvitshme "Kult", ku artistët morën shpërblimin për punën e tyre.

Në këtë 15 vjetor të Akademisë "Kult", çmimin  “Mono-drama/komedia e vitit” e mori aktorja Olta Daku, me shfaqjen “Shirli Valentina”.

Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë arritje, e ndërsa për të falenderuar organizatorët, por edhe publikun ajo performoi një pjesë të shkurtër e cila u pasua nga të qeshura pafund.

“Falemnderit jurisë së nderuar Kult për çmimin 

Falenderoj spektatorin e jashtëzakonshëm të Shirli Valentina për gjithë dashurinë 

Falemnderit zemra ime Driada Dervishi ,pa ty nuk do ishte njësoj !”, ka shkruar ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH