Sport

Cili gjyqtar mund ta ndalë Francën të shpallet kampione e Botës, në Katar?

Shkruar nga Liberale
Cili gjyqtar mund ta ndalë Francën të shpallet kampione e

Nga Aranit Muraçi

Argjentina në finale të Botërorit, sipas të gjitha gjasave përballë do të ketë Francën.

Maroku e shkroi historinë e Afrikës dhe do të mjaftohet sot me kaq; të luajë mirë, si i barabartë, të dhurojë emocione dhe të largohet me nder.

Francezët kanë bërë Revolucion për të shkruar historinë e Botës. Dhe me një ekip shumë herë më të fortë se kundërshtarët që pret, 90 minutat e dy ndeshjeve të mbetura në një fushë futbolli, ata do të dinë t’i menaxhojnë në favorin e tyre, pa përdorur politikën, fuqinë ekonomike, diplomacinë dhe as ushtrinë.

Ky turne, ashtu si edhe ai i 4 viteve më parë është i destinuar të shkojë sërish në favor të Francës.

Është ekipi që ka shansin të fitojë dy herë radhazi Botërorin pas Brazilit (‘58-‘62) dhe kjo do t’i japë Francës autoritetin e një ‘lideri të ri botëror’ në futboll.

A do ta humbë Franca këtë shans? Vështirë.

Botërorin nëse është nevoja për të bërë pak politikë, të cilën Franca di ta bëjë shumë mirë do ta fitojë skuadra më e mirë e këtij turneu, që pa diskutim është Franca.

Nëse do të ishin ndalur, francezët mund t’i ndalte vetëm Anglia. Në finale, me dy skuadra ajo ndoshta mund të vihej në vështirësi; nëse do të ishte Brazili që ka historinë dhe individualitetet e tij, ose Holanda taktikisht si skuadra më e mirë e Botërorit.

Francës tashmë do t’i duhet të përdorë “arsenalin” e saj, nëse do të jetë nevoja, për finalen e madhe.

Apo do të ketë penallti të pestë, të gjashtë dhe të shtatë derisa Argjentina të shpallet kampione…

“Timonin” e FIFA-s nga ky moment e kanë marrë në dorë francezët, të cilët do të japin pëlqimin për gjyqtarin e finales, për tifozët që do ta ndjekin atë, për sigurinë e stadiumit, madje edhe për sigurinë e Messi-t dhe shokëve të tij.

Pas finales Lionel Messi, i cili pritet të shpallet Lojtari i Turneut, do të rikthehet në Paris dhe do të festojë me francezët suksesin e tij të jashtëzakonshëm. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH