Sot në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit si: Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri EDi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
I pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë për t'iu bashkuar festës së shqiptarëve në 111 vjetorin e Pavarësisë.