Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, përjashton Berishën

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por pa Sali Berishën.

Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionin të Partisë së Lirisë të Ilir Metës vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules.

Kujtojmë se, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Ndërkohë, që ditën e djeshme, Alibeaj dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaratën solemne, të firmosur prej tij dhe përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH