Pas një ore diskutime me dyer të mbyllura përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, janë larguar nga mbledhja dhe janë nisur drejt edhe tek zyra e kreut të Partisë Demokrartike, Lulzim Basha në selinë e PD.
Ndërkohë mësohet se nga mbledhja është larguar përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, por edhe përfaqësuesja e opozitës së re, Rudina Hajdari.
Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar apo vendosur, por vlen për t'u përmendur që ambasadorja Yuri Kim do të mbajë një deklaratë për mediat sot pasdite. /Gazeta Liberale