Bota

Shefi i diplomacisë franceze takohet me homologun e tij kinez në Pekin

Shkruar nga Liberale

Shefi i diplomacisë franceze takohet me homologun e tij kinez në Pekin

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi në Pekin, në kuadër të vizitës së tij dyditore.

Barrot dhe Wang, kanë diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës dhe Evropës, kanë njoftuar zyrtarët.

Para takimit, Wang ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, teksa ka bërë thirrje për të “promovuar dialogun dhe bashkëpunimin”.

Të premten, Barrot do të udhëtojë për në Shangai për një seri takimesh me zyrtarë lokalë dhe ndërmarrës të ndryshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH