Bota

Përplasje në Rripin e Gazës: Protesta kundër Hamasit dhe thirrje për fundin e luftës me Izraelin

Shkruar nga Liberale

Përplasje në Rripin e Gazës: Protesta kundër Hamasit dhe

Në Rripin e Gazës pati për të dytën ditë radhazi protesta të mëdha për përfundimin e luftës me Izraelin si dhe kundër Hamasit. Mijëra palestinezë demonstruan në disa zona të rajonit, si Beit Lahia dhe në Qytetin e Gazës në veri, dhe në Chan Junis në rajonin bregdetar jugor.

Protesta dhe shpërthime publike kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë të rralla. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës me Izraelin.

Protesta kundër Hamasit filloi të martën në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, ku ishin mbledhur rreth 3,000 vetë, që brohorisnin “Populli do rënien e Hamasit”, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Veriu i Gazës është goditur veçanërisht rëndë gjatë luftës. Shumica e infrastrukturës së kësaj zone është rrënuar dhe nga kjo zonë ka pasur shumë të zhvendosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH