Kosova

KQZ flet pas anomalive me rezultatet: Ka probleme teknike, do t’i publikojmë të dhënat pasi të mblidhen nga terreni

Shkruar nga Liberale
KQZ flet pas anomalive me rezultatet: Ka probleme teknike, do t’i

Ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas skandalit ku në platformën ku tregohen rezultatet e zgjedhjeve.

Zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se ka probleme teknike dhe se të dhënat do të publikohen pasi të mblidhen nga terreni.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë.

Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë” – ka thënë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH