Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici. Kjo e fundit i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.
Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.
“Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq.
Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.