Një grua u përpoq të fuste drogë në burgun famëkeq të Koridalosit në Greqi, por plani i saj dështoi falë vigjilencës së rojeve.
Ajo kishte shkuar për të vizituar bashkëshortin e saj, i cili ndodhet i burgosur në Repartin A, dhe solli disa rroba me vete, duke thënë se ishin për burrin. Gjatë kontrollit të zakonshëm, rojet vunë re diçka të dyshimtë tek pantallonat.
Pas një testi me një pajisje speciale që zbulon drogën, u konfirmua se në pantallona kishte gjurmë metamfetamine. Gruaja kishte përdorur një metodë të quajtur "impregnim", ku droga përthithet nga materiali i veshjes, për ta futur më lehtë në burg.
Ajo u arrestua menjëherë dhe tani përballet me akuza për tentativë kontrabande me drogë.