Bota

GREQI/ Akuzohet për 30,000 euro vjedhje nga llogaria e një gruaje të moshuar

Shkruar nga Liberale.al

GREQI/ Akuzohet për 30,000 euro vjedhje nga llogaria e një gruaje

Policia greke po heton një punëtore shtëpiake 39-vjeçare që akuzohet se ka grabitur një grua të moshuar në qytetin e Aigios. Gruaja për të cilën kujdesej punëtorja është 90 vjeçe.

Sipas familjes së gruas, punëtorja ka tërhequr në mënyrë të paligjshme 30,000 euro nga llogaria bankare e së moshuarës, duke përdorur kodet e kartave të saj.

Punëtorja kujdesej jo vetëm për gruan e moshuar, por edhe për njërin nga djemtë e saj, i cili ka probleme shëndetësore.

Policia thotë se ajo ka kryer këto veprime nga maji i vitit 2024 deri në janar të këtij viti, duke marrë paratë në këste. Ajo tashmë është e identifikuar dhe policia po punon për ta arrestuar.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH