Globi

TRAGJIKE/ Makina futet mes turmës gjatë festivalit, disa viktima e dhjetëra të plagosur në Kanada

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE/ Makina futet mes turmës gjatë festivalit, disa viktima e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin kanadez të Vancouver-it, ku një automjet është futur mes turmës gjatë një festivali, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, sipas policisë lokale.

Autoritetet në Vancouver-it konfirmuan se ngjarja ndodhi në kryqëzimin mes E. 41st Avenue dhe Fraser Street, pak pas orës 20:00 me kohën lokale. Sipas autoriteteve, shoferi është arrestuar, ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende i ditur.

“Një drejtues automjeti ka hyrë drejt turmës gjatë një festivali.So të japim më shumë informacion ndërsa hetimet vazhdojnë”, thuhet në një njoftim të publikuar në rrjetin X.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi gjatë festivalit vjetor Lapu Lapu, i cili kremton kulturën filipinase. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë prani të madhe të forcave të rendit, ambulancave dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, me disa persona të shtrirë në tokë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH