Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lajmëroi sot një etapë tjetër të luftës tregtare të shpallur prej tij, që ditët e para në Shtëpinë e Bardhë. Kësaj here ai vuri një tarifë 104% ndaj mallrave kineze.
Por megjithatë Trump nuk është ndalur me kaq, teksa në një darkë publike me udhëheqës të Partisë Republikane, ai ka mbajtur një fjalim duke ironizuar rëndë shtetet ndaj të cilave ka vënë tarifa të larta doganore. Trump u shpreh se këto shtete po dalin të gatshëm t’i puthin prapanicën vetëm që të bëhet një marrëveshje.
“Ata po vdesin që të bëjnë një marrëveshje. Ata po më puthin b*** dhe thonë të lutem, të lutem zotëri, bëjmë një marrëveshje, do të bëj gjithçka”, u shpreh Trump.