Franca po planifikon të njohë shtetin palestinez brenda disa muajsh dhe mund ta bëjë këtë veprim në një konferencë të OKB-së në Nju Jork në qershor për zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën, më 9 prill.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha Macron, i cili këtë javë vizitoi Egjiptin, teksa foli për televizionin France 5.
“Qëllimi ynë është të kryesojmë këtë konferencë me Arabinë Saudite në qershor, ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke (të një shteti palestinez) nga disa palë”, shtoi ai.
/Liberale.al/