Globi

E BUJSHME/ Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!

Shkruar nga Liberale
E BUJSHME/ Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se vrasja e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 u krye nga Lee Harvey Oswald, por pyeti nëse personi i armatosur kishte ndihmë.

Kur u pyet nëse ai beson se Oswald e vrau JFK-në, Trump u përgjigj: “Po dhe gjithmonë kam thënë se, sigurisht që ai, por a u ndihmua nga dikush?”.

Bëhet e ditur se Departamenti i Drejtësisë dhe organet e tjera të qeverisë federale kanë riafirmuar në dekadat e fundit përfundimin se Oswald ishte vrasësi i vetëm, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Por sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ende besojnë se vdekja ishte rezultat i një komploti.

Me urdhër të Trumpit, qeveria publikoi mijëra faqe dokumente digjitale në lidhje me vrasjen e Kennedyt këtë javë.

Trump premtoi në fushatë vitin e kaluar të sigurojë më shumë transparencë për vdekjen e Kennedyt.

Me marrjen e detyrës, ai urdhëroi gjithashtu ndihmësit të paraqisnin një plan për publikimin e të dhënave në lidhje me vrasjet e vëllait të tij, Robert F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr./Reuters

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH