Globi

Kongresmenia e parë me ngjyrë ndërron jetë në në moshë të re

Shkruar nga Liberale
Kongresmenia e parë me ngjyrë ndërron jetë në në

Mia Love, kongresmenia e parë republikane me ngjyrë, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.

"Ajo ndërroi jetë paqësisht" të dielën, e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në qytetin e Saratoga Springs, thuhet në një deklaratë nga familja.

Love, një vajzë emigrantësh nga Haiti, kishte përfaqësuar shtetin e Utah në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vajza e saj Abigale tha në fillim të këtij muaji se Love nuk i ishte përgjigjur më trajtimit për kancerin e trurit.

Karriera politike e Mia Love filloi zyrtarisht në vitin 2003 kur fitoi një vend në këshillin e qytetit të Saratoga Springs dhe më vonë u bë kryetare bashkie, në moshën 34-vjeçare.

Në vitin 2014, ajo u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Ajo bëri histori si gruaja e parë republikane me ngjyrë që mori këtë rol dhe shërbeu dy mandate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH