Globi

FOTO E DITËS: Kancelari Merz viziton Lituaninë, Gjermania blindon kufirin lindor të Europës me Rusinë

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Kancelari Merz viziton Lituaninë, Gjermania blindon

VILNIUS, LITUANI - 22 MAJ: Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda mbërrijnë për t'iu drejtuar me një mesazh anëtarëve të Brigadës së 45-të të Blinduar të Gjermanisë (Panzerbrigada 45) të Bundeswehr-it. Gjermania, e cila drejton një task forcë shumëkombëshe të NATO-s në Lituani, është në procesin e vendosjes së një brigade prej 5,000 trupash në Lituani në baza të përhershme. NATO po forcon krahun e saj lindor si një pengesë ndaj asaj që e sheh si një Rusi agresive. (Foto nga Paulius Peleckis/Getty Images)

Kancelari gjerman Friedrich Merz udhëtoi në Lituani për të inauguruar zyrtarisht një brigadë me trupa gjermanë të vendosur atje për të forcuar krahun lindor të NATO-s në Europë.
Merz u prit të enjten nga Ministri i Jashtëm lituanez, Kęstutis Budrys.

Inaugurimi i Brigadës së 45-të të Blinduar pritet të zhvillohet në sheshin qendror të Vilniusit, dhe më shumë se 1,000 trupa lituaneze dhe gjermane pritet të marrin pjesë.
Kjo njësi e re, e cila përbëhet nga 4,800 ushtarë dhe 200 personel civil, ka për qëllim të forcojë praninë e NATO-s në rajon përballë kërcënimit nga Rusia. /Përgatiti: Sindi Boçova/

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH