Globi

Trump zbulon diskutimet me rusët për paqe në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Trump zbulon diskutimet me rusët për paqe në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çështjet territoriale dhe linjat e mundshme të demarkacionit në Ukrainë janë duke u diskutuar gjatë negociatave në Riad.

Ai gjithashtu përmendi se palët po diskutojnë potencialin e kontrollit të SHBA-së mbi termocentralet bërthamore në Ukrainë.

"Tani për tani, ne po flasim për territorin. Ne po flasim për linjat e demarkacionit, për energjinë, për pronësinë e termocentraleve. Disa thonë se termocentrali duhet t'i përkasë Shteteve të Bashkuara - sepse ne kemi ekspertizën", u shpreh Trump.

Ditën e sotme, delegacioni i SHBA dhe ai i Rusisë, janë takuar në Riad të Arabisë Saudite për të diskutuar mbi situatën. Një ditë më parë u mbajt një takim mes SHBA dhe përfaqësuesve të Ukrainës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH