Globi

Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si President i Bjellorusisë: Bota ëndërron diktaturën tonë!

Shkruar nga Liberale

Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si President i

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, është betuar ditën e sotme si president i Bjellorusisë, duke marrë kështu mandatin e shtatë radhazi si lider i vendit, pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 26 janar.

“Presidenti juaj nuk ju ka braktisur kurrë dhe nuk do t’ju braktisë, nuk do t’ju tradhtojë dhe nuk do të ikë. Ju jeni e gjithë jeta ime”, tha ai gjatë ceremonisë së inaugurimit, të mbajtur në Pallatin e Pavarësisë në Minsk, teksa bëri betimin për Kushtetutën e vendit që ka drejtuar që nga viti 1994 dhe do ta bëjë këtë deri në vitin 2030.

Lidhur me rizgjedhjen e tij në fund të janarit, Lukashenko tha se “kjo fitore nuk është vetëm e imja, e presidentit, por edhe e miliona bjellorusëve”.

“Më 26 janar kaluam një udhëkryq tjetër historik, e bëmë me siguri dhe mençuri, pa u devijuar nga rruga në të cilën kemi ecur për një të tretën e një shekulli”, tha presidenti.

Duke iu referuar protestave masive që u zhvilluan në verën e vitit 2020 dhe pakënaqësive që zien brenda shoqërisë me autoritarizmin e udhëheqjes, Lukashenko tha se “nuk do të lejojë që liria e shprehjes të përdoret si një vare për shkatërrimin e vendit të vet”.

“Ne kemi gjithçka në rregull përsa i përket lirisë së shtypit dhe kemi më shumë demokraci se ata që e shpallin veten mbrojtës të saj”, tha presidenti bjellorus. “Po e them edhe një herë. Gjysma e botës e ëndërron diktaturën tonë”, vazhdoi ai deklaratën e tij me ironi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH