Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre, në lidhje me sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në kryeqytet pak muaj më parë.
Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas incidentit të ndodhur më 16 dhjetor 2024. Gjyakata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Mariela Berishën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të përkujdesjes ndaj fëmijës së saj të vogël. Ndërkohë, Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.
Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.
Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke e lënë me plagë të rënda në fytyrë.