Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
Ishte prokurori Ndini Tavani i cili kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
Kujtojmë se dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Blogerja Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. E ndërsa ishte duke darkuar, motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.